Nënë Tereza | Biografia (2024)

NËNË TEREZA
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu

26 gusht 1910 – U lind Gonxhe Bojaxhiu në Shkup si bijë e Kolë Bojaxhiut dhe Drane Benajt nga Prizreni, me prejardhje nga Novosella e Gjakovës.

26 gushti i vitit 1910 ia shtoi familjes Bojaxhiu fëmijën e tretë pas dy të parëve, Agës dhe Lazrit. Në familjen Bojaxhiu Ganxhja thithi nektarin e parë të fesë së Krishtit dhe të gjakut të të parëve të vet. Që nga fëmijëria e hershme së bashku me familjen shtegtoj në shënjetoren e Zojës Cernagore në Letnicë.
Fati i mirë i Nënës Tereze ishte edhe lindja e saj në një familje të shëndoshë apo siç thotë vetë Nëna Tereze: “Ishim të gjithë të bashkuar… jetonin njëri për tjetrin… Ishim familje e bashkuar dhe shumë e lumtur.

1919– Në rrethana të dyshimta i vdes baba, Kolë Bojaxhiu, tregtar i zgjuar, veprimtar i zellshëm dhe besnik për pavarësinë dhe lirinë e Shqipërisë.

1915-1924– Shkolla dhe jeta në famulli.
Vijon me zell shkollimin dhe ishte e rregulltë në vepritarinë e jetës famullitare: në meshë dhe katekizëm. Lazri, vëllai i saj, dëshmon: “Jetonim afër kishës faullitare të Zemrës së Krishtiti. Nganjëherë nëna dhe motrat e mia, Agëja dhe Ganxhja, më bënin mbresa se po rrini sa në shtëpi aq në kishë. Sepse kaq shumë ishin të preokupuara me korin e famullisë, me shërbimet fetare dhe temat për misione“.

26 shtator 1928– Thirrja regulltare.
Pikërisht më 26 shtator 1928 niset për në Zagreb në përcjelljen e nënë Drane dhe motrës Age, ku do të qëndrojë deri më 13 tetor. Në ditën e 13 tetorit së bashku me zonjushën Betike Kanjc niset për në Irlandë. Udhëtimi u bë nëpër Austri, Zvicër, Francë, pastaj me anije nëpër kanalin Mamanche, kurse prapë vazhduan rrugën kah Londoni, prej kah vazhduan për në Dublin. Në Dublin qëndruan rreth dy muaj të angazhuara në mësimin e gjuhës angleze.

18 gusht 1946– Ndërroi veshjen. La veshjen rregulltare të motrave të “Loretos“ dhe veshi seri të bardhë të përshkuar me vijë të kaltër dhe me kryq në parzëm. Pastaj shkoi rreth tre muaj në Patna të Motrat Mjeke Misionare (Medical Missionary) për të kryeer edhe një kurs intenziv për informiere.

21 dhjetor 1948 – Merr lejen për hapjen e shkollës së parë, lokali i të cilës ishte një kasollë nga lagjet më të varfëra të Kalkutës, Tilje dhe Motijil, bashkon fëmijët e lënë dhe të braktisur në atë shkollë, ndërsa vetë banonte te Motrat e Vogla të të Varfërit.

1952– Hapi shtëpinë e parë pranë tempullit të hyjneshës Kalli në Kalkutë. Përurimi i saj u bë më 22 gusht, në festën e Zemrës së Papërlyer të Marisë. Këtë shtëpi e pagëzoi si Nirmal Hriday ( Shtëpia e zemrës së pastër). Me këtë emër do t’i quajë edhe shumë shtëpi tjera në mbarë Indinë dhe më gjerë.

5 shtator 1997– Nëna Tereze ndërroi jetë. Shpirti i saj e la trupin i cili u hargjua për vëllaun njeri dhe kaloi në përjetësinë e Zotit, kaloi në jetën e Zotit e cila është gjithmonë jetë. Me këtë rast u dhan deklarata të shumta, u mbajtën ditë zie dhe pikëllimi. Lajmin për vdekjen e saj e dhanë pothuaj të gjitha kanalet televezive botërore. Ndër mendimet që dhanë njerëzit e poitikës, eprorët e bashkësive fetare dhe të pendës, po veçojmë: Shën Gjon Pali IINëna Tereze shembull i transformimit njerëzor të dashurisë së Zotit“; William Bill Clinton (ish-presidenti amerikan) “Vigani i shekullit tonë“; Sali Berisha (ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë) “Bija më e shquar e kombit tonë“; Chirac (ish-president i Francës) “Më pak dashuri në botë pas vdekjes së Nënës Tereze“; Tony Blair (ish kryeministër britanik) “Shpirti i saj do të rrojë si inspirim për gjithë ne“; Don Shan ZefiShenjtëreshë e ditëve tona“ ; Don Lush GjergjiAjo ishte dashuri në vepër“; Don Prekë LazriNjeri i shekullit që i shtyri njerëzit të besojnë në Zotin“; Imzot Mark SopiDo të mbetët në kujtim të përhershëm derisa të ekzistojë njerëzimi“; Imzot Rrok MirditaNëna Tereze ishte princeshë e dashurisë“; Akademik Mark KrasniqiSimbol i traditës sonë“; Bekim Fehmiu (artist) “Pas Gjergj Kastriotit u largua edhe Nëna Tereze“; Hafiz Sabri Koçi (ish kryetar i Komunitetit shqiptar të besimit islam) “Vdekja e Nënës Tereze ishte vdekja më e rëndë për kombin tonë“; Ismail Kadare (shkrimtar) “Bota dhe populli ynë mbetën jetim pa të“.

13 shtator 1997 – U varros Nëna Tereze me nderimet më të larta që organizoi qeveria indiane. Në varrimin e saj morën pjesë shumë burra shtetësh.

Nënë Tereza | Biografia (2024)
Top Articles
Latest Posts
Article information

Author: Nicola Considine CPA

Last Updated:

Views: 6160

Rating: 4.9 / 5 (49 voted)

Reviews: 88% of readers found this page helpful

Author information

Name: Nicola Considine CPA

Birthday: 1993-02-26

Address: 3809 Clinton Inlet, East Aleisha, UT 46318-2392

Phone: +2681424145499

Job: Government Technician

Hobby: Calligraphy, Lego building, Worldbuilding, Shooting, Bird watching, Shopping, Cooking

Introduction: My name is Nicola Considine CPA, I am a determined, witty, powerful, brainy, open, smiling, proud person who loves writing and wants to share my knowledge and understanding with you.